Miro e Shenjtë

Miro e Shenjtë

(greqisht: μύρο) Miro e Shenjtë Vaji i shenjtë me të cilin prifti i një kishe, episkopi apo patriarku bëjnë lyerjen me vaj të bekuar të besimtarëve (krezmimin). Miro e shenjtë përgatitet me vaj, dyllë, mirë dhe elemente të tjera aromatike. Miro përdoret për të kryer Misterin e Krezmimit të të sapo pagëzuarve, si dhe për krezmimin e heterodoksëve, të cilët pranojnë besimin ortodoks. Gjithashtu përdoret edhe gjatë shenjtërimit të kishave. Katalogu më i vjetër i parapërgatitjes së Miros të Shenjtë i përket shekullit të VIII dhe ndodhet në Bibliotekën e Vatikanit. Shërbesa e përgatitjes së Miros gjendet tek Uratorja e Vogël. Sipas tipikosë që ndiqet në Patriarkanën Ekumenike në të Dielën e Dafinës, Patriku Ekumenik mer pjesë në Liturgjinë Hyjnore në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit në Kostandinopojë, i shoqëruar nga Hierarkët e Sonodit. Në fund të Dhoksologjisë, Patriku lëçit uratën për fillimin e proçesit për pregatitjen e Miros së Shenjtë. Siç është e njohur nga Patriarkana Ekumenike e marim Miron e Shenjtë të gjitha Kishat Ortodokse, në shenjë të besimit të Miro e Shenjtë përbashkët e unitetit të tyre.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Mitropoliti i Iliupolit dhe Thiron Athanasi, Histori e shkurtër e Patriarkanës Ekumenike, Selanik 1996.

Besimi — Ortodoks

[cite]