Pergameni

(greqisht: περγαμηνή) Pergameni përgatitej nga lëkurët e kafshëve dhe e ka marrë emrin nga qyteti Pergam i Musias, ku për herë të parë u përdor prej Mbretit Evmeni II (197-158). Përdorimi i pergamenit mori një përhapje të gjerë në shekullin III. Sipas dëshmisë së historianit kishtar Eusebio, ishte perandori Kostandini i Madh që urdhëroi që Shkrimi i Shenjtë të shkruhej në 50 fletë pergameni. Kështu duke filluar që nga shekulli IV filluan të shkruhen edhe librat liturgjikë nëpër fletë pergameni.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]