Petro
(greqisht: Πέτρος) person biblik Petro (+67) ishte biri i Joanasë. Simoni e kishte origjinën nga Betsadia e Galilesë. Në kohën kur peshkonte në liqen, Krishti e ftoi së bashku me të vëllanë Andrean. Petro ishte i martuar dhe përmendet si babai i Pentronilës dhe bashkëshort i Marisë. Së bashku me Apostujt Jakov e Joan ishin tre nxënësit e dashur të Zotit. Petrï u bë korifeu i Apostujve dhe mori pjesë në mënyrë aktive në të gjithë aktivitetin publik të Krishtit. Petro e mohoi shpëtimtarin, por falë pendimit u rehabilitua. Gjatë festës së pendikostisë Petro predikoi në mënyrë aq prekëse saqë 3000 veta u ndriçuan dhe u pagëzuan. Veprat e Apostujve japin infomacionet e fundit për aktivitetin e Petros, në komunitetin e Krishterë të Jerusalemit (Vep. 12:19). Apostull Petro ka predikuar ungjillin në Palestinë, në Pont, në Galati, në Betani, në Kapadoki dhe në Maqedoni. Apostull Pavli na vërteton se Petro gjendej bashkë me të në Antioki në vitin 49 (Galat. 2:11-14). Koha e gjatë e qëndrimit të tij në Antioki, që ishte kryeqyteti i Sirisë, krijoi traditën, e cila e njeh si themeluesin e Kishës së atjeshme. Apostull Petro vajti në Romë, pak muaj para përndjekjes së Neronit dhe u martirizua në vitin 64 ose 67 në kodrën e Vatikanit, në vendin ku më vonë u ngrit Kisha për nderin e tij. Apostull Petro ka shkruar dy letrat, që mbajnë emrin e tij në Dhiatën e Re. Me të parën u drejtohet të sapopagëzuarve të Azisë të Vogël, duke i këshilluar ata që të jetojnë simbas kërkesave të jetës së re, si të rilindur, ndërsa në letrën e dytë, këshillon të krishterët moralisht.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)