Petro Zheji
shqiptar ortodoks Petro Zheji ka qenë një intelektual disident, që nuk pajtohej me regjimin. Që në vitet e rinisë, Petros iu mohua e drejta e ushtrimit të profesionit. Pasi e lanë ca kohë pa punë, më pas e detyruan të punonte si përkthyes me normë. Atë e syrgjynosën në burg dhe në psiqiatri, ku vetëm për hir të Zotit ia doli mbanë të mbijetonte. Petro ka përkthyer këto vepra Kristologjia, Hyrje në alegoritën, Don Kishotin, Vitet e zemërimit, Zoti president, Papa jeshil etj. Kontributi i tij për gjuhën shqipe është shumë i çmuar. Nga librat e tij në lëmin e gjuhësisë përmendim Sanskrinishtja dhe shqipja, Gjuhët e vjetra dhe shqipja, Gjuhët moderne dhe shqipja, Universaliteti i gjuhës shqipe etj. Petro Zheji është një intelektual i mirfilltë, i cili meriton të njihet nga brezi i ri, sepse është paradigma e njëriut shpresëtar, që diti ta ruante besimin gjatë viteve të diktaturës.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Lluka Qafoku, Disa fjalë mbi personalitetin e Petro Zhejit, Tempulli Nr.3, Korçë 2001, faqe 108-110.