Thyerja e bukës në bibël

Thyerja e bukës në bibël

Me thyerjen e bukës kuptojmë një zakon të vjetër judaik. Babai merrte bukën në dorë e bekonte dhe pasi e thyente ua ndante pjestarëve të tjerë të familjes. Në këtë rast Luka nuk do të theksojë këtë zakon, por gjithë darkën, e cila dallon rrënjësisht nga ajo judaike. Tryeza falenderuese shtrohej me bukë dhe verë. Me anën e kësaj kisha e hershme kujtonte darkën e Krishtit me dishepujt (Luka 22, 19-20). Gjithashtu marrëdhënia e Krishtit me dishepujt gjatë dyzetë ditëve ishte marrëdhënie falenderuese rreth tryezës (Veprat 1, 4). Apostujt ishin ngulmues në misterin e Eukaristisë Hyjnore. Ky mister shoqërohet me thyerjen e bukës duke na kujtuar Darkën Mistike, kur Zoti mori bukën e ndau në copëza dhe ua dha dishepujve të tij duke thënë: “Merrni, hani, ky është trupi im”. Të krishterët e parë kungoheshin me trupin dhe gjakun e Krishtit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]