Urdhëri i Premonstatentëve

Urdhëri i Premonstatentëve

Ky urdhër u themelua nga Norbert, prift në Kolonia me origjinë nga provinca Renanë. Para se të përqafonte jetën monakale, Nerbert kishte bërë një jetë të ç’thurur në oborrin e mbretit Gjerman Enriku V, por pasi u shemb përtokë nga një rrufe pa pësuar asgjë, vendosi të largohej nga jeta që bënte dhe të mbyllej në një manastir. Kaloi një pjesë të kohës në Kolonia (Gjermani), madje predikoi pendesë, duke shkuar nga një vend në tjetrin. Me bekimin e papës në fund u vendos në Premonstratum, ku themeloi urdhërin e Premonstatentëve. Murgjit e këtij urdhëri, janë aktivizuar si misionarë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]