Ungjillëzimi i Hyjlindëses
(greqisht: Ευαγγελισμός της Θεοτόκου) Ungjillëzimi i Hyjlindëses festohet më 25 mars, pra nëntë muaj përpara Krishtlindjeve. Në të kremtojmë lajmin e mirë që Kryeengjëlli Gabriel i dha Hyjlindëses. “Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, te një e virgjër, që ishte fejuar me një njeri që quhej Josif, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria. Dhe engjëlli hyri tek ajo dhe tha: “Gëzohu, o hirplotë, Zoti është bashkë me ty; e bekuar je ti në mes të grave”. E kremtja e Ungjillëzimit bie në periudhën e kreshmëve, prandaj mënyra e kremtimit ndryshon nga viti në vit në vartësi të ditës që bie.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)