Ungjilli

(greqisht: Ευάγγελος) Ungjilli është libër liturgjik i kishës, i cili përmban pjesë nga të katër librat e shenjtë: sipas Matheut, Markut, Lukës dhe Joanit, të cilët flasin për jetën dhe mësimdhënien e Jisu Krishtit. Pjesët ungjillore lëçiten gjatë Liturgjisë Hyjnore ose nëpër shërbesa të tjera të kishës. Ungjilli simbolizon Krishtin, prandaj vendoset mbi Tryezën e Shenjtë. Në Dhiatën e Re me Ungjillin kuptohet: lajmi i mirë, apo zbulimi i falënderimit të Zotit në figurën dhe veprimin e shpëtuesit Jizu Krishtit, si mesazh apo përmbajtje e zbulimit të predikimit dhe mësimit të saj. Ajo paraqet lajmin e mirë të paqes dhe të dashurisë, të cilin Zoti e ka sjellë në tokë, për të gjithë njerëzit dhe të gjitha kohët. Kjo është thirrje që përfshin të gjithë pa farë dallimi: “…..qofshin ata grekë, apo barbarë, burra, gra apo fëmijë, të gjithë janë të barabartë, të varfër dhe të pasur, të ditur dhe të paditur, duke përfshirë edhe robërit”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]