Zoti
Krijuesi. Qenia më e lartë, Ai i cili nuk ka fillim dhe nuk ka mbarim. Teologjia ortodokse i jep një koment apofatik të vërtetës së Zotit dhe më tepër e preferon kategorinë e fshehtësisë dhe përdorimin e termave më të lavdishëm kur flitet për Zotin ai është emër mbi të gjithë emrat (Filip.2.9). Shkrimi Areopadik mbi “Emrat e Zotit”, tregon se Zoti as nuk mund të definohet, e as të kufizohet me gjërat e krijuara, prandaj vetë termi Zot është relativ, sepse ai ka të bëjë me marrëdhëniet e Tij, me ekzistencën e nuk ka të bëjë me fshehtësinë e Tij transcendentale. Paraqitjen për Zotin e ka dhënë vetë Ai në krijesat e Tij si dhe në ardhjen e të birit të Tij. Me të gjitha teofanitë, me çfarë Dhiata e Vjetër është përlot, megjithatë tërhiqet transcendentalja e Zotit. “Unë jam ai që jam” (Iz l. 3,14); ky emër është, par excellence, emri i Zotit.