MALET SHQIPTARE
✤ Emër me të cilin u quajt treva malore e Mbishkodrës në shek. XVI-XVII. Pas pushtimit osman të Shkodrës (1479), kjo krahinë mundi të ruajë, në sajë të qëndresës së saj, të arejtën të mos përfshihej në administrimin e rregullt të sanxhakbejlerëve osmanë, që dërgonin atje vetëm kohë pas kohe një vojvodë për të mbledhur detyrimin e caktuar. Që nga fundi i shek. XVI u ashpërsuan shumë kontradiktat me sundimtarët osmanë që kërkonin haraçe të reja dhe të zbatonin sidomos mbledhjen e djemve (shih: Devshirme) për jeniçerë; malësorët dëbuan vojvodët dhe u shpallën kryengritës. Kundër M. Sh. u drejtuan rregullishf kohë pas kohe ekspeditat ndëshkuese të sundimtarëve osmanë; siç qe ekspedita kundër Malësisë së Madhe (1612) (shih) dhe ekspeditat e Vuço Pashës më 1638 (shih). M.Sh, u bënë forcat kryesore rreth të cilëve u bashkuan edhe viset e tjera të Malësisë së Veriut në luftën e tyre kundër shfrytëzimit feudal.
(I. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Malet Shqiptare
[cite]