MALLAKASTRA
✤ Krahinë gjeografike-etnografike që zë pjesën qendrore e JL të rrethit të Fierit, një nga viset kodrinore më të mëdha e më të larta të vendit me sipërfaqe rreth 500 km!. Lartësitë mbizotëruese janë 200-300 m, disa pjesë arrijnë në 400-500 m e maja të veçanta mbi 500-600 m (maja e Shëndëllisë 712 m, pika më e lartë e krahinës). Kodrinat e M. janë përqendruar në dy grumbuj kryesorë: njëri në V të Gjanicës (kodrat e Aranitasit, Cfirit, Gjerbësit, Shëndëllisë etj.) dhe tjetri në J të Gjanicës e deri në Vjosë (kodrat e Drenovës, të Hekalit, Klosit, Kremenarës etj.). Janë të përbëra kryesisht nga flishi e molasa, disa kodra të veçanta janë ndërtuar nga gëlqerorë (kpdra e Kremenarës, Shëndëllisë etj.). Relievi i butë ka pamjen e një pllaje të valëzuar, vende-vende të thyer e të përçarë nga përrenjtë. Në shumë pjesë të M. në flish e në molasë janë formuar pellgje të rrumbullakëta karakteristike si pellgu i Ballshit, i Fratarit, 1 Hekalit etj. Lugina më e madhe është ajo e Gjanicës, nëpër të cilën kalon rruga automobilistike e hekurudhore Fier-Ballsh. Fusha më e madhe është ajo e Cakranit në bregun e djathtë të Vjosës së poshtme. Kodrinat e Mallakastrës Klima është e butë, temp. mesatare vjetore (Ballsh) është 15.2°C, sasia e reshjeve rreth 1000 mm. M. është në përgjithësi e varfër me ujëra, ka pak përrenj (Gjanica, Pavia që derdhet në Vjosë, përroi i Gjerbësit, ai i Zharrësit) dhe buxime nëntokësore. Gjatë viteve të pushtetit popuHor janë ndërtuar ahjetëra rezervuarë dhe kanale ujitëse. Bimësia, sidomos ajo pyjore, është e varfër. Mbizotërojnë makjet mesdhetare (mare, mërsinë, shqopë, prrall, xinë etj.) dhe vende-vende dushk që formon masive të vogla e korije. Për shtimin e pyjeve janë bërë mbjellje të shumta drurësh. M. ka qenë banuar qysh në lashtësi nga fisi ilir i atintanëve dhe i bylinëve, ishte një krahinë e zhvilluar me popullsi të dendur. Qendra e bylinëve ka qenë qyteti Bylis (shih). Në fillim të mesjetës Bylisi u rrënua dhe qendra e krahinës u bë Ballshi. Krahina ka tradita luftarake patriotike, ka qenë bazë e rëndësishme e luftës ANÇ. Nga ana etnografike M. ka tipare të ndërmjetme në kalimin prej Myzeqesë në Labëri, e gjithashtu me ndikim nga Skrapari. Ndahej në M. e Lasrtë ose M. e Egër dhe në M. e Ulët ose M. e Butë. Sot M., rne gjithë pasuritë e pakta ujore, është shndërruar në një zonë të rëndësishme bujqësore ku mbillen e japin prodhime të larta ullinjtë, drurët frutorë (qershi, dardha,* fiq), drithërat e bukës, duhani, luledielli, pambuku, etj. M. është gjithashtu një zonë e rëndësishme e ind. nxjerrëse dhe përpunuese të naftës. Qendra e krahinës është Ballshi (shih). Qendra të tjera të rëndësishme janë Patosi, Hekali, Damsi, Zharrësi, Aranitasi, Cakrani, Drenova, Fratari etj. (Me. K.-V. Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mallakastra
[cite]