MANATIA
✤ Fshat në rrethin e Lezhës (JL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Ishull Lezhës (shih). Përmendet në dëshmitë e shkruara që në shek. XIV. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Përfshihet në koop. e bashkuar «Fran Ivanaj». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, orizit dhe rritja e bagëtive të imëta. Përmendet për rendimente të larta në prodhimin e orizit. M. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Manatia


[cite]