MATERIALET E NDËRTIMIT


MATERIALET E NDËRTIMIT
✤ Lëndë që përdoren për ndërtime. Në M. e N. përfshihen lëndë që gjenden në natyrë ose prodhohen artificialisht si: lëndë druri (dërrasa, trarë, parket, kompensatë etj), lëndë të gurta natyrore (rërë, zhavorr, gur, mermer etj.); lëndë lidhëse (çimento, gëlqere, allçi etj.); prodhime prej guri artificial (blloqe betoni, pllaka çimentoje, granili, mozaikë etjçeliqe e gizë (llamarina, hekur profil, tuba etj.), prodhime prej deltine të pjekur (tulla gjithfarësh, tjegulla, tuba gres, pllaka gres etj.); llaçe e betone; prodhime prej lënde plastike (tuba, linoleum, pllaka etj.). M. e N. janë përdorur qysh në kohën e lashtë në vend. Me mjeshtëri dhe shije artistike janë punuar guri, druri, deltina etj. gjatë gjithë kohërave, me të cilat janë ngritur vepra të njohura si muret e lashta ilire, kështjellat, urat, ndërtesat e shumta disa prej të cilaye janë ruajtur në qytete dhe në qendra të njohura arkeologjike. Janë përdorur kryesisht guri, qerpiçi, lënda drusore, tullat e llaçet prej deltine e gëlqereje dhe në mënyrë shumë të kufizuar betoni e betonarmeja. Pas Çlirimit, krahas lëndëve tradicionale, u shtuan llojet e ndryshme të M. N.. Është zhvilluar me ritme të shpejta ind. e materialeve të ndërtimit (shih), sidomos pas Plenumit të KQ të PPSH të vitit 1960. Sot në krahasim me paraluftën prodhimi i përgjithshëm i materialeve të ndërtimit është rritur mbi 100 herë. Prodhohen mbi 10 lloje çimentoje me markë deri 600 kg/cm2, mbi 10 lloje M. N. prej deltine të pjekur, blloqe betoni, pllaka mermeri, shtylla të ce.ntrifuguara, shkumë betoni, tuba betoni, elemente të parapërgatitura prej betoni e betonarmeje e deritekpanelet e mëdha për ndërtesat me parafabrikate, xhama, bojëra vaji e dheu, çeliqe ndërtimi, lëndë plastike, fibra, kompensatë, pllaka zdrukthi, allçi, pllaka e tuba eterniti, perlit e shumë artikuj të tjerë që përdoren gjerësisht në ndërtim.

(R. Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Materialet E Ndërtimit


[cite]