MATEMATIKA
✤ Shkenca që studion format hapësinore dhe marrëdhëniet sasiore të hotës materiale. Si lëndë mësimore është zhvilluar në shkollat e ndryshme të vendit prej kohësh. Mjaft mendimtarë shqiptarë ose me prejardhje shqiptare kanë punuar edhe në fushën e matematikës (Gjon Gazuli, Leonik Tomeu, Hasan Tahsini etj.). Për Rilindësit M. ishte njëra nga lëndët kryesore të shkollës shqipe. Jani Vreto botoi më 1886 «Numëratoren», dhe u përpoq të jepte në shqip terma të M. Në Shkollën normale të Elbasanit (1909) (shih) M. jepej rregullisht si lëndë eveçantë. Me zgjerimin e shkollës së mesme shqipe mësues të apasionuar (si Raqi Qirinxhi etj.),dhanë ndihmesë për zhvillimin e disiplinave matematike në shkollë dhe për hartimin e teksteve origjinale. Pas Çlirimit lënda e M. filloi të zhvillohet në nivelin e shkollës së lartë. U përgatitën tekste për këtë nivel dhe nisi zhvillimi i disiplinave të reja matematike që e ngritën në tërësi mendimin matematik të vendit. Me krijimin e UT (1957) pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës u hap dega e M. me afat studimi katërvjeçar dhe u ngritën katedrat e M., u organizua përgatitja e kuadrit të lartë universitar dhe filloi të zhvillohet një veprimtari kërkimore për disiplina të ndryshme të M. Sot funksionon dhe dega me afat studimi pesëvjeçar për matematikanë dhe dega e M. katërvjeçare që përgatit mësues të M. Veprimtaria kërkimore në forma të organizuara nga katedrat e M. zhvillohet në fushën e teorisë së funksioneve, të ekuaeioneve difereneiale e integrale, të gjeometrisë, të topologjisë, të analizës funksionale, të algjebrës, të teorisë së probabiliteteve etj. Me ngritjen e Qendrës së Matëmatikës Llogaritëse (shih) .veprimtaria kërkimore u shtri edhe në programimin linear, në • analizën numerike, në kërkimet operacionale, në statistikën matematike, në ndërtimin e modeleve matematike, në informatikë e në informatizim të problemeve duke i dhënë kështu një nxitje zhvillimit të disiplinave të M. së zbatuar. Rezultatet e punimeve shkencore në fushën •e M. botohen në Buletinin e shkencave të natyrës (shih). Kanë dhënë ndihmesën e tyre në zhvillimin e arsimit e të shkencave matematike: Kiço Fundo, Petraq Pilika, Osman Kraja, Shahan Baxhaku, Aleko Minga, Kristian Bukuroshi, Mina Naqo etj.
(Ko. P.-Al. Mi.-Mi. N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Matematika
[cite]