MBRESHTANI
✤ Fshat në rrethin e BeratitÇ P), në rrëzën lindore të Shpiragut. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Paftal (shih). Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XVII. Banorët morën pjesë në Luftën e Vlorës më 1920 dhe pritën me pushkë pushtimin fashist më 1939. Këtu bënë internimin Qemal Stafa, Vasil Slianto e komunistë të tjerë më 1939. Më 15.5.1943 në M. u zgjodh Këshilli NÇ krahinor për zonën e Shpiragut. Fshatarët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ, përmendet luftimi në Palikësht në qershor 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. bën pjesë në koop. e bashkuar «29 Qershori® që më 1961. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe blegtorinë, rriten shpendë e gjeli i detit. Ujëmbledhësi i M. ujit 300 ha. M. ka shkollë 8-vjeçare, muzeun, vatrën e kulturës, qendrën shëndetësore, pika të shërbimit tregtar.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mbreshtani
[cite]