MEHMET ALIU I MISIRIT
✤ (1769-1849). Qeveritar i përmendur i Egjiptit (Misirit) më 1804-1849, me kombësi shqiptare. Porta e Lartë e dërgoi në Egjipt me trupa shqiptarësh për të luftuar kundër Napoleon Bonapartit. Pas largimit të ushtrisë franceze mori pushtetin (1804) dhe u njoh prej qeverisë osmane mëkëmbës i sulltanit. Filloi luftën kundër sundimtarëve vendës, feudalëve mamëlykë dhe asgjësoi ushtrinë e tyre (1811). U bë përçuesi i interesave të çifligarëve të mëdhenj dhe të borgjezisë egjiptiane, duke ndihmuar për zhvillimin kapitalist të vendit dhe për themelimin e shtetit modern egjiptian. Më 1839 u ngrit kundër Perandorisë Osmane dhe rreziikoi drejtpërdrejt Stambollin. Mbi bazën e interesave të përbashkëta u . lidh me krerët e lëvizjes antiosmane në Shqipëri si me Mustafa Pashë Bushatin, me Zylyftar Podën (shih) dhe Tafil Buzin (shih) dhe i përkrahu ata.
(L. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mehmet Aliu I Misirit
[cite]