METOHU
✤ (Metohion). Në periudhën mesjetare bizantine, manastir i vogël ose një kishë me prona, ara, kopshte, vreshta etj.; me kohë u quajtën edhe këto me emrin M. Zakonisht M. ishte në vartësi të një manastiri të madh që ishte njëkohësisht edhe pronar i tij. Në trevat shqiptare M. përmenden në shek. XIV në krahinat verilindore po edhe në Jug si p.sh. në krahinën e Kolonjës më 1336. Emri M. ekziston edhe sot si toponim në krahina të ndryshme. Emërtimi Metohi i krahinës së Rrafshit të Dukagjinit ka lidhje me këtë lloj prone. (K. Bo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Metohu
[cite]