MIKU
✤ Në traditën popullore etnografike ishte një i njohur ose i panjohur që shkelte shtëpinë e dikujt dhe që me këtë fitonte të drejta të posaçme, të cilab.lshin edhe detyrime të të zotit të shtëpisë. Këto ishin përpunuar edhe si një varg normash të së drejtës kanunore, që rregullonin mikpritjen dhe përbënin një nga tiparet më karakteristike të saj. E drejta kanunore shqiptare i lidhte ngushtë institutet e nderit dhe të M, dhe M. i bëhej nderim i madh. Shqiptari e kishte kurdoherë të liapur derën për M. dhe ai do të gjente bukë e kripë e zemër, zjarr e shtroja në çdo kohë të diiës dhe të natës. M. i lëshohej kryet e vendit. Rol të posaçëm kishte ndorja, d.m.th. përgjegjësia e të zotit të sbtëpisë për sigurimin e jetës së M. Ai do të përcillej deri ku ta lypte, duke ia dorëzuar një të besuari, Besa e M. lidhej edhe me përgjegjësinë që kishte i zoti i shtëpisë për t’u hakmarrë për M. të prerë. Ndërsa pabesia, prerja e M. në besë prej dikujt quhej turpi më i madh. Përçmohej gjithashtu edhe ai që vononte të hakmerrej për M. të prerë, pasi gjaku i M. nuk falej. I zoti i shtëpisë përgjigjej edhe për çdo punë të keqe a dëm që mund të bënte M,. sa kohë ishte në bukë të tij. Termi M. në kuptim etnografik përdorej edhe për fisin e gruas, të kunatit e haxhanakut dhe për të ftuarit në dasmë si përfaqësues të shtëpisë së gruas (krushk-mik). Traditat e lidhura me M. e mikpritjen e kanë prejardhjen nga kushtet e jetës ekonomike-shoqërore të popullit shqiptar dhe ishin një nga shfaqjet e vetive të tij morale, e besës, e solidaritetit, e shpirtit të sakrificës dhe e karakterit bujar. Për këto arsye, me gjithë disa teprime dhe mbishiresa negative, mikpritja shqiptare ka qenë e përmendur gjatë gjithë historisë. Në ditët e sotme anët më të mira të kësaj tradite janë ruajtur edhe në mënyrën socialiste të jetesës.

(K. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miku


[cite]