MILICIA FASHISTE


MILICIA FASHISTE
✤ Armë që vepronte në kuadrin e regjimit të pushtimit fashist të vendosur në Shqipëri pas 7 prillit 1939. «Milicia fashiste shqiptare» u krijua në gusht 1939 si pjesë përbërëse e milicisë fashiste italiane, që ishte repart i armatosur i Partisë Fashiste dhe komandohej nga B. Musolini. Milicisë fashiste shqiptare iu ngarkua detyra «të bashkëpunojë për mbajtjen e rendit të brendshëm e të sigurimit të shtetit». Në fillim në milici u rekrutuan vullnetarisht njerëz të degjeneruar, por me dështimin e kësaj mënyre rekrutimi, u kalua në rekrutimin e detyrueshëm në kuadrin e shërbimit ushtarak. M. F. u likuidua me kapitullimin e Italisë fashiste në shtator 1943.

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Milicia Fashiste


[cite]