MILOTI
✤ Qytet në rrethin e Krujës, në bregun e majtë të 1. Mat. Në vartësi të tij administrative janë edhe fshatrat Mal-Miloti, Gorreja, Gurëzi, Mal-Bardhi, Skuraj dhe Fushë-Kuqja. Popullsia 16076 banorë prej tyre 1500 në qytet. Përmendet si fshat më 1467. Përveç banorëve vendas të krahinës së Kurbinit, më pas kanë ardhur mirditorë kosovarë dhe nga Malësia e Madhe. Shkolla shqipe është çelur më 1900 nga shoqëria «Bashkimi.» Në vitet 1906-1907 këtu kanë vepruar çetat kundër osmanëve. Më 28 nëntor 1912 në Milot u ngrit flamuri kombëtar. Më 1925 u bë greva e punëtorëve të ndërtimit të rrugëve. Këshilli NÇ është ngritur në shtator 1943. U çlirua më 22.11.1944. Pas Çlirimit M. u shndërrua në një qendër aytetare bujqësore-industriale. Sot ka fabrikë të verës e rakisë, 3 sektorë për proahimin e parafabrikatave, bazën e asfalto-betonit etj. Më 27.10.1981 u përurua ura e re mbi 1. Mat, 800 m, më e gjata në Republikë. M. ka shkollë të mesme bujqësore, shkolla 8-vjeçare, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, klinikë dentare, farmaci, shtëpi kulture, muze. M. është edhe qendra e KTL, e përmendur për orizin, që zë 1/2 e sipërfaqes së mbjellë të rrethit. Në fshatin Fushë-Kuqe ndodhet rezervati kombëtar i gjuetisë. Në Fushë-Milot ka burime nëntokësore nga merr ujë Laçi, nga burimet e ujit të pijshëm të Goresë dhe Fushë-Kuqes furnizohet Durrësi.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miloti


[cite]