MINIERA E HEKURNIKELIT E GURIT TË KUQ
✤ Një nga minierat më të mëdha të nxjerrjes së xeherorit të hekurnikelit në Shqipëri. U vu në shfrytëzim më 1976. Gjendet në fushën xeherormbajtëse me rezerva të mëdha, në afërsi të Pogradecit. Trupi i xeherorit në përgjithësi ka trashësi të madhe, deri mbi 10 m, dhe shfrytëzohe —a mënyrën nëntokësore. Vendburimi është hapur ne punime horizontale dhe me puse zbritëse vertikale. Xeherori, nëpërmjet traverbankut qendror, nsirret në sipërfaqe pranë ndërtimeve të tjera inaustriale të minierës. Punimet e shfrytëzimit kanë shkallë të lartë mekanizimi. Zbatohen sistemet me shembje në të gjithë trashësinë dhe me hinka vjeljeje të xeherorit në dyshemenë e trupit. Ne procesin e rrëzimit përdoren shpimet e thella nëntokësore dhe plasjet masive, kurse ngarkimi dhe transporti i mineralit bëhet me makina ngarkuese, bartëse e transportuese të llojeve të ndryshme. Xeherori që del nga miniera i nënshtrohet përpuniriiit mekanik në fabrikën e pasurimit, e para e këtij lloji në vendin tonë. Që nga vënia në shfrytëzim dallohet për rritje të vazhdueshme të prodhimit. Kundrejt pesëvjeçarit VI në fund të pesëvjeçarit VII prodhimi do të rritet rreth 2.5 herë. Vija hekurudhore e lidh me pikëmbërritjet e xeherorit: Kombinatin Metalurgjik «Çeliku i Partisë» Elbasan dhe portin e Durrësit.
(H. S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Miniera E Hekurnikelit E Gurit Të Kuq
[cite]