MINIERA E QYMYRGURIT E KËRRABËS


MINIERA E QYMYRGURIT E KËRRABËS
✤ Një nga minierat më të vjetra të qymyrit në Shqipëri, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste», Vendburimi gjendet në Ultësirën e Tiranës, e mbushur nga molasa miocenike. Shtresnaja qymyrmbajtëse përfshin disa shtresa, qymyrguri i të cilave ka fuqi kalorifike 18,9-23,1 MJ/kg (4500-5500 Kk/kg). Nxjerrja e qymyrgurit në daljet e shtresave në sipërfaqe nisi më 1916 nga ushtria austro-hungareze për qëllime farkëtarie ushtarake. Punimet e. para të shfrytëzirait nëntokësor filluan më 1935 nga një shoqëri sipërmarrëse shqiptare, që nxirrte rreth 2000 t në vit. Gjatë pushtimit fashist shoqëria italiane ACAI kreu pa sukses kërkime gjeologjike rreth vendburimit. Më 1945 miniera u rimëkëmb si ndërmarrje shtetërore dhe filloi nxjerrja e qymyrgurit afër sipërfaqes me punime të cekëta horizontale, Kërkimet gjeologjike e gjeofizike në vitet 60 hapën perspektivën e vendburimit për disa dhjetëvjeçarë. Qymyrguri në fillim është nxjerrë me oxhaqe, ndërsa më vçmë’Trtcalua në sistemin e shfrytëzimit me ballë të plotë. Miniera e Kërrabës ka dhënë ndihmesë për ngritjen e minierave të tjera të vendit tonë.

(R. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miniera E Qymyrgurit E Kërrabës


[cite]