MINISTRI


MINISTRI
✤ Anëtar i Këshillit të Ministrave dhe drejtues i një a më shumë ministrive. M. përgjigjet për veprimtarinë e ministrisë përkatëse dhe për atë të Këshillit të Ministrave; udhëheq e kontrollon ndërmarrjet, seksionet e komiteteve ekzekutive të këshillave popullorë të rretheve, institucionet dhe organizatat ekonomike të sektorit të tij; bën zbërthimin dhe kontrollon zbatimin e direktivave të PPSH, të ligjeve e të vendimeve të Kuvendit Popullor e të Këshillit të Ministrave. Për çështjet që janë në kompetencë të tij, M. nxjerr urdhra, rregullore e udhëzime në bazë të ligjeve, të urdhëresave e të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe për zbatimin e tyre. Ai shfuqizon urdhrat e udhëzimet e paligjshme ose të parregullta të organeve, të ndërmarrjeve a të institucioneve që varen prej tij dhe pezullon zbatimin e vendimeve të paligjshme ose të parregullta të komiteteve ekzekutive të këshillave popullorë, që kanë të bëjnë me sferën përkatëse të veprimtarisë së tij, duke ia paraqitur çështjen e shfuqizimit të tyre Këshillit të Ministrave. (I. E.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ministri


[cite]