MIRËQENIA NË SOCIALIZËM
✤ Kategori ekonomike themelore e socializmit që lidhet me plotësimin gjjthnjë e më mirë të nevojave materiale e kulturore, shoqërore e vetjake, të punonjësve. Mirëqenia në socializëm përfshin nivelin dhe mënyrën e jetesës. Zhvillimi fiziologjik dhe shoqëror i njerëzve bën që në shoqërinë socialiste të lindin një rreth i gjerë nevojash, në rritje, materiale e kulturore, shoqërore e vetjake, të çastit e të perspektivës. Tipar dallues i tyre është se ato rriten shpejt, shtrihen te të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe përcaktohen nga shkalla e zhvillimit eko~ nomiko-shoqëror të vendit. Për shoqërinë socialiste janë të huaja të gjitha ato nevoja që lidhen me interesat e klasave shfrytëzuese, me konsumin e tyre parazitar. Socializmi harmonizon interesat e përgjithshme me ato të veçanta, interesat shoqërore me ato vetjake, interesat e perspektivës me interesat e çastit etj., të cilat shfaqen kurdoherë si nevoja jetësore të anëtarëve të shoqërisë. Marrëdhëniet sociaiiste në prodhim përbëjnë bazën ekonomike ië sigurimit të unitetit dhe të harmonisë së interesave në socializëm, duke vënë në themel interesat e përgjithshme shoqërore. Prishja e harmonisë dhe unitetit të interesave ekonomike në socializëm bart me vete rrezikun e degjenerimit borgjez të marrëdhënieve socialiste në prodhim.
PPSH dhe shoku Enver Hoxha përpunuan dhe zhvilluan konceptin revolucionar të mirëqenies në socializëm. Sipas këtij koncepti, mirëqenia e popullit kushtëzohet nga i gjithë procesi i ndërtimit të shoqërisë sociaiiste dhe nga mundësitë reale që krijon zhvillimi i ekonomisë; ndërtimi i socializmit dhe ngritja e pandërprerë e mirëqenies së punonjësve janë një çështje e vetme ahe e pandarë; mirëqenia ngrihet pa ndërprerje dhe është mirëqenie për të gjithë popullin; socializmi synon begatinë e lumturinë e vërtetë për të gjithë cihe jo vetëm për disa njerëz apo shtresa të privilegjuarish dhe nuk lejon dallime të mëdha në nivelin dhe mënyrën e jetesës ndërmjet klasës punëtore, fshatarësisë kooperativiste dne inteligjencies si dhe ndërmjet punonjësve.
PPSH çështjen e mirëqenies e ka lidhur ngushtë me edukimin politik e ideologjik të punonjësve. Ajo ka edukuar te njerëzit ndjenjën e një jete të thjeshtë, sipas normave të moralit komunist. PPSH dhe shoku Enver Hoxha kanë luftuar konceptin dhe praktikat revizioniste për mirëqenien që kanë çuar në pabarazinë ndërmjet klasave, grupeve shoqërore e shtresave të popullsisë dhe nxisin e inkurajojnë pasurimin me çdo mjet të borgjezisë së re në kurriz të masave punonjëse, përhapjen e mënyrës borgjeze të jetesës. Rrugët e ngritjes së mirëqenies në socializëm -janë të shumta dhe të ndryshme. Kryesoret janë: shtimi i produktit shoqëror dhe i të ardhurave kombëtare, zënia me punë të dobishme shoqërore e të gjithë popullsisë së aftë për punë, rritja e të ardhurave reale të punonjësve të qytetit e të fshatit, ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve dhe ulja me plan e tyre, shtimi i fondeve të konsumit shoqëror etj. Në RPSSH më 1983 prodhimi i përgjithshëm industrial në krahasim me v. 1960 e_ 1970 u rrit 6,6 dhe 2,6 herë, numri i punëtorëve dhe nëpunësve 3,45 dhe 1,78 herë, numri i punonjësve me arsim të lartë arriti në 55.510 veta, shpenzimet social-kulturore që përballohen nga shteti zënë 27% të shpenzimeve buxhetore etj.
(L. Da.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mirëqenia Në Socializëm