MISIONET ALEATE NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS NACIONALÇLIRIMTARE


MISIONET ALEATE NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS NACIONALÇLIRIMTARE
✤ Misioni i parë ushtarak, i dërguar nga fuqitë aleate pranë XJshtrisë NÇ dhe Shtabit të Përgjithshëm të saj, ishte misioni anglez, që erdhi në Shqipëri në prill 1943. Qëllimi ishte njohja e situatës politike e ushtarake në Shqipëri, mbledhja e informacionit ushtarak dhe kryerj a e spiunazhit kundër PKSH , Ushtrisë NÇ dhe Lëvizjes çlirimtare në mbarë vendin, lidhja me organizatat tradhtare vendase dhe, nën maskën e «ndihmës», arritja e qëllimit strategjik për dështimin e revolucionit popullor neHShqipëri. Më pas misione të tilla u atashuan hapur edhe pranë forcave të reaksionit shqiptar, si ai i vendosur në prill 1944 pranë Abaz Kupit. Në prill-maj 1944 u paraqit në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ një mision ushtarak amerikan, që kishte vendosur lidhje prej disa muajsh me reaksionin shqiptar. Në gusht 1944 mbërriti misioni ushtarak sovjetik me përfaqësues majorin Ivanov. Por ky asnjëherë nuk e kreu misionin e detyrën për të cilën ishte mirëpritur dhe nuk justifikoi përfaqësimin e Ushtrisë së Kuqe pranë Ushtrisë NÇSH. I lidhur me agjenturën e fshehtë jugosllave, ai e pa vendin tonë në bazë të opinioneve të titistëve jugosllavë, duke penguar kështu njohjen e vërtetë të realitetit shqiptar në atë kohë. Pranë Slitabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ u atashua në gusht 1944 edhe një mision ushtarak jugosllav, i kryesuar nga koloneli Velimir Stojnic. Koha do të vërtetonte se ai ishte një mision special që dërgohej nga Titoja për qëllime të errëta politike, diversioniste e agjenturore kundër PKSH, ushtrisë e shtetit të ri shqiptar që po lindte nga revolucioni popullor.

(Ç. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Misionet Aleate Në Shqipëri Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare


[cite]