MJEDA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (JL), aty ku ndahet Drini i Lezhës. Qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat:

Dush, Dheu i Lehtë, Hajmeli, Karma, Kaça, Laç-Qyrsaçi, Mnella e Madhe, Mnella e Vogël, Nënshati Naraçi, Paçrami, Pistulli, Spathari, Shelqeti dhe Vigu; popullsia gjithsej 15000 banorë. Në vitet 1911-1912 këtu janë zhvilluar luftime të ashpra kundër pushtuesve osmanë. Në periudhën e Luftës ANÇ është kryer një veprimtari e dendur antifashiste. M.

u çlirua në nëntor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë është bërë më 1953. M. është qendër e koop. së bashkuar «5 Heronjtë e Vigut» e ngritur më 1974. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e bagëtive të imëta M. ka shkollë të mesme, spital, shtëpi, lindjeje, njësi tregtare e komunale. Në zonën e Mjedës është ndërtuar HEC i Vaut të Dejës. Me ndërtimin e hekurudhës Laç-Shkodër, në M. është ndërtuar një stacion i madh për mallra.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mjeda


[cite]