MOZAIKU I DURRËSIT ME PORTRETIN E NJË GRUAJE


MOZAIKU I DURRËSIT ME PORTRETIN E NJË GRUAJE
✤ Mozaiku më i lashtë i zbuluar në Shqiperi dhe me vlera të rralla artistike. I përket gjysmës së dytë të shek. IV p.e.r. Në gjendjen e sotme ka trajtën e një elipsi (5,1 m x 3 m) dhe është punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Figurë qendrore ka kokën e zmadhuar, por shumë të bukur të një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe të mëdhenj me dredhëza, rozeta, lule zambaku e lule kambane, që mbushin njëkohësisht gjithë sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjithë janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme, kurse sfondi është i zi. Në këtë mozaik të punuar me shumë mjeshtëri, është krijuar një kuadër i harmonishëm, tërheqës me bukurinë e freskinë e tij dhe është mbiquajtur «Bukuroshja e Durrësit» Motive zbukurimi të ngjashme kanë mozaikët bashkëkohës të Pelas në Maqedoninë e lashtë (Greqi). Sot ai është ekspozuar në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar.

(S. A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mozaiku I Durrësit Me Portretin E Një Gruaje


[cite]