MUNDJA
✤ Sport në të eilin dy veta ndeshen trup me trup sipas rregullave të caktuara, duke u përpjekur ta vënë njëri-tjetrin me ‘shpatulla përdhe. M. ka tradita në Shqipëri si lojë popullore: në raste festash e ngjarjesh të shënuara malësorët rrokeshin për të matur fuqinë e shkathtësinë. Para Çlirimit nuk ka pasur forma të organizuara. Pas Çlirimit janë ngritur ekipe për të rritur e të rinj dhe zhvillohen kampionati kombëtar, kupa e Republikës dhe kampionati i më të njirëve. Përfshihen 3 lloje: mundja klasike, mundja e lirë dhe mundja vetëmbrojtëse. Veprimtaritë drejtohen nga Federata për sportet e rënda. Kampionati i parë kombëtar u zhvillua më 1949. Më 1972 Shqipëria u përfaqësua për herë; të parë në kampionatin evropian. (M. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mundja
[cite]