MUSAI SELAM
✤ (1860-1920). Luftëtar dhe komandant i shquar popullor i forcave patriotike për çlirimin dhe mbrojtjen e vendit nga pushtuesit e huaj, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Salari të Tepelenës, në një familje blegtorësh me , tradita patriotike. Qëndresa për dy vjet rresht ndaj pushtuesve osmanë për të mos shkuar ushtar, lidhja e tij me rrethe atdhetarësh e bënë S. M. të njohur jo vetëm brenda fshatit, por edhe përreth tij. Shtëpia e tij në Salari dhe stani në mal, ishin shndërruar në baza për çetat patriotike, si ajo e Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos me shokë. S. M. u radhit vetë në çetat që u ngritën në 1911 e që vepruan në Shqipërinë e Jugut. Iu përgjigj menjëherë thirrjes së Qeverisë së Vlorës në dhjetor 1912 për të mbrojtur vendin nga agresioni i forcave greke, u vu në krye të fshatarëve të tij, shkoi në frontin e luftës në jug të vendit, ku edhe u plagos. Më 1920 u bë anëtar i Komitetit «Mbrojtja Kombëtares të ngritur në këtë krahinë për çlirimin e vendit nga pushtuesit italianë. Megjithëse në moshë 60-vjeçare u vu përsëri në krye të bashkëfshatarëve të vet të armatosur dhe të fshatarëve të tjerë nga katundet e afërta me Salarinë, shkoi në Vlorë dhe luftoi në fillim kundër garnizonit italiqn të Kotës, ku tregoi trimëri të rrallë. Pas rënies së këtij garnizoni dhe të garnizoneve të tjera armikefreth Vlorës, S.M. me luftëtarët e tij si dhe forcat e tjera çlirimtare u përqendruan përballë garnizonit të qytetit, për asgjësimin e tij. Në luftën trup me trup me pushtuesit, S. M. u vra në Qafën e Koçiut. Figura e tij u bë simbol i patriotizmit, i vendosmërisë dhe i heroizmit popullor për lirinë dhe pavarësinë e venait, veçanërisht me aktin e zënies së «topit nga gryka» që e ka përjetësuar kënga popullore.
(M. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Musai Selam
[cite]