MUSHQETAJA
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (JL). Përfshihet në fshatin e bashkuar Bërzhitë (shih). Këshilli NÇ u ngrit në korrik 1943. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Fshati u çlirua në nëntor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1958. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe pemëtaria (blloqe qershish e mollësh). Aty është hapur më 1969 dhe një minierë qymyrguri. M. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, bibliotekë, njësi tregtare e komunale. Një monument pranë rrugës automobilistike është ngritur për të përkujtuar një nga betejat për çlirimin e kryeqytetit më 1944 (shih: Beteja e Mushqetasë).
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mushqetaja
[cite]