MUSOLINI BENITO


MUSOLINI BENITO
✤ (1884-1945). Kreu i fashizmit italian në vitet 1922-1945. Më 1922 udhëhoqi puçin fashist dhe vendosi diktaturën e qarqeve më reaksionare imperialiste italiane. Ndoqi një politikë kolonialiste ndaj Shqipërisë. Dënoi lëshimet që u detyrua të bënte qeveria e Romës me largimin nga Vlora më 1920. Në vitet 20 dhe në gjysmën e parë të viteve 30 e detyroi regjimin zogist të nënshkruante një sërë paktesh politike ushtarake dhe koncesionesh ekonomike që e vinin vendin nën sundimin gjysmëkolonial të Italisë. B. M. kontribuoi në krijimin e paktit antikomintern dhe bashkëpunoi ngushtë me Gjermaninë hitleriane. E mbështetur dhe në këto aleanca, Italia fashiste pushtoi Abisininë, ndërhyrL në Spanjë për shtypjen e forcave demokratike dhe përgatiti pushtimin e Shqipërisë, që u krye më 7 prill 1939. Në maj 1940 qeveria e Musolinit e futi Italinë në Luftën e Dytë Botërore duke sulmuar Francën. Në tetor 1940 kreu agresionin kundër Greqisë nga territori i Shqipërisë së pushtuar. Tërheqja e trupave italiane dhe luftimet e zhvilluara në viset shqiptare i shkaktuan vendit dëme të mëdha materiale dhe humbje njerëzore. Më 1941 Italia fashiste hyri në luftë kundër Bashkimit Sovjetik. Regjimi fashist-i drejtuar prej B. M. e shpuri ‘Italinë drejt katastrofës. Në verën e vitit 1943 qeveria e tij u përmbys me anën e një puçi në pallat. Më 1945 u kap nga partizanët italianë dlie u pushkatua.

(V. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Musolini Benito


[cite]