MUZEU I AKTIT MESJETAR SHQIPTAR
✤ U hap në Korçë më 26.4.1980. Përmban fonde dhe objekte të artit mesjetar sliqiptar. Përbëhet nga holli ku janë ekspozuar makete të arkitekturës së ndërtesave popullore e të kultit, si dhe pjesë të ndërtimeve. Në katër pavijone paraqitet veprimtaria e mjeshtërve shqiptarë në disa fusha. Punimet në gur përfshijnë objekte të shek. V-XIII, punimet në metal përfaqësohen nga zbukurime të përdorimit të përditshëm dhe të kultit të bëra me argjend e të praruura të shek. XVIII-XIX. Në pavijonin e pikturës mesjetare janë ekspozuar punime me vlera të shek. XII-XIV dhe të piktorëve të shquar të shek. XVI-XVIII, si Onufrit, Nikollë së Onufrit, Onufër Qipriotit, D. Selenicës, K. Shpataraku e vëllezërve Zografe. Nga kultura popullore paraqiten punime tradieionale si qilima, sixhade, velenxa, veshje kombëtare dhe punime artistike në dru. Vend të veçantë zë ikonostasi i shek. XVIII, i gdhendur nën drejtimin e kryemjeshtrit Dhimitër. Janë ekspozuar edhe armë me zbukurime artistike. Muzeu është i pajisur me laboratorët e restaurimit e të fotografisë dhe me sallën e fondeve, ku ruhen mbi 7000 objekte.
(A. Bi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muzeu I Aktit Mesjetar Shqiptar
[cite]