MUZEU I GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT
✤ U përurua më 1.11.1982 në kështjellën e Krujës në të majtë të hyrjes së saj. Hapet me një grup skulpturor që paraqet Skënderbeun në mes të popullit. Tri sallat e para paraqesin trashëgiminë ilire, zhvillimin ekonomik-shoqëror e kulturor në mesjetën e hershme, principatat e Arbërisë dhe vërshimin osman. Një sallë e veçantë i kushtohet familjes së Kastriotëve. Bashkimi i popullil shqiptar dhe lufta njëçerekshekullore zënë vec’ din qendror, të shoqëruara nga një varg veprash, ndër të cilat një pikturë muri përgjithësuese me përmasa të mëdha. Në katin II sistemi i fortifikimeve dhe kështjellat kryesore të Skënderbeut janë punuar në alabastër. Një sallë paraqet qëndresën pas vdekjes së Heroit. Në katin III janë stilizuar një zyrë pune e Skënderbeut e biblioteka dhe janë paraqitur dokumente, botime e vepra të tjera që dëshmojnë jehonën botërore të luftës së shqiptarëve. Në sallën e fundit dëshmohet ndikimi historik i kësaj epopeje deri në ditët tona. Ndërtesa (arkitektë Pranvera Hoxha, Piro Vaso) ka karakterin e një memoriali. Në zgjidhjen arkitektonike të jashtme shquhen dy vëllime kryesore, pjesa e shtrirë horizontale me sallat e mëdha kryesore dhe pjesa me theksim vertikal, e trajtuar si kullat shqiptare të Veriut. Hapësirat e brendshme janë zgjidhur në mënyrë që mjediset të ndërthuren duke krijuar një hapësirë të vetme të pandërprerë, ashtu siç është përmbajtja e historisë së paraqitur. Historia, arkitektura dhe arti përbëjnë një të vetme. Janë përdorur elementë arkitektonikë historikë, . si trarë të rëndë e harqe guri. Veprat e artit, gdhendjet në gur, në dru, hekuri i rrahur, si dhe hartat, grafikët, pikturat në xham etj. kanë vlerat e një materiali ndihmës historik. (P. Ho.—Pi. V.—Xh.Ll.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muzeu I Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
[cite]