MYFTIU MANUSH
✤ Një nga udhëheqësit e shquar të Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH nga Kongresi III (1956), zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSSH (1954-1966, 1976). Lindi më 16.1.1919 në Vlorë. Përqafoi që në moshë të re idetë komuniste dhe zhvilloi veprimtari të gjerë revolucionare. Anëtar i PKSH që me themelimin e saj dhe anëtar i Komitetit qarkor të Partisë për qarkun e Vlorës (1941-1944). Gjatë Luftës ANÇ kishte funksione të rëndësishme drejtuese, si zëvendëskomisar politik i Brigadës V S (1944) tregoi cilësi të shquara si udhëheqës politik e ushtarak. Në Kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ. Pas Çlirimit u ngarkua me detyra e përgjegjësi të larta në organet drejtuese të Partisë, të shtetit dhe në ushtri. Në Kongresin I të PKSH (1948) u zgjodh anëtar i KQ, në Kongresin II (1952) kandidat i Byrosë Politike dhe Sekretar i I
(S. V.—M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Myftiu Manush
[cite]