MYTESARIFI


MYTESARIFI
✤ (Sanxhakbeu). Qeveritar dhe komandant i një Sanxhaku (shih) në Perandorinë Osmane. Në tokat shqiptare pas shek. XVII pati edhe M. me arpallëk, d.m.th. gëzonte, përveç të ardhurave të hasit të vet, edhe të drejtën për të mbajtur një pjesë të të ardhurave shtetërore për të përballuar shpenzimet administrative-ushtarake. Që nga vitet 30 të shek. XIX, me reformat e Tanzimatit (shih) dhe me ndarjen e pushtetit civil nga ai ushtarak, M. drejtonte vetëm pushtetin civil.

(P. Th.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mytesarifi


[cite]