NËNSHKODRA


NËNSHKODRA
✤ Zonë fushore e kodrinore që shtrihet midis Shkodrës në V, Lezhës e d. Adriatik në J, Malësisë së Mirditës në L dhe Bunës në P. Përbëhet prej fushës së Bregut të Bunës (shih) në P dhe asaj të Bregut të’ Drinit në L, pjesën më të madhe të së cilës e zë Zadrima. N. është shumë e ulët (ngrihet vetëm disa m mbi nivelin e detit), e rrafshët dhe me pjerrësi shumë të vogël, e përbërë nga lyshtër e imët, e formuar prej Drinit dhe degëve të tij. Kodrat janë të ndërtuara nga flishi (të Berdicës, Zefjanës etj.) dhe gëlqerorët (të Rrencit e Kakarriqit), kanë lartësinë më të madhe 545 m (Rrenc). Mesatarja vjetore e reshjeve është rreth 1700 mm. Në N. rrjedhin dy nga lumenjtë me ujë shumë të Shqipërisë, Drini dhe Buna. Tokat pjellore në të kaluarën përmbyteshin vazhdimisht nga Buna e Gjadri dhe një pjesë e mirë e tyre zihej nga këneta, sipërfaqja e punuar ishte e pakët, kishte më shumë kullota. Si rrjedhim i bonifikimit të kënetave të Kakarriqit, Zadrimës e Velipojës u fituan 5700 ha tokë e re dhe u pjrmirësuan 5500 ha të tjera. Sot N. është zona bujqësore kryesore e rrethit të Shkodrës (drithëra buke, duhani, luledielli, pemë frutore, ullinj, perime). Është e banuar dendur. Në Bregun e Velipojës ndodhet një plazh i gjerë. (P-G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nënshkodra


[cite]