NACERTANIE


NACERTANIE
✤ (Projekt, 1844). Platforma e politikës së jashtme të borgjezisë shoviniste serbe që u përpunua, pas konsolidimit të pozitave të saj politike në shtetin serb, nga I. Garashanin, në fillim ministër i Punëve të Brendshme e më pas Hiinistër i Punëve të Jashtme e Kryeministër i Serbisë, Në N. në vend të parimit të kombësisë, propagandohej ideja e~’shtetit të madh serb, e ashtuquajtura «e drejtë shtetërore historike», sipas së cilës shteti i ri serb duhej të ishte trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit. Krahas synimeve për të bashkuar rreth shtetit serb territoret e banuara nga sllavët e Jugut, në N. parashikohej gjithashtu aneksimi i trojeve shqiptare të Vilajetit të Kosovës dhe të të gjithë Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Ky program mbeti në themel të politikës së jashtme të Serbisë gjatë gjithë periudhës, nga vdti 1844 e deri në fund të Luftës së Parë Botërore. Ai u realizua pjesërisht gjatë Luftës I Ballkanike

kur Serbia, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1912-1913 aneksoi Kosovën, Dibrën dhe viset e tjera lindore të Shqipërisë, duke vendosur në to një regjim të egër dhune e duke ndjekur një politikë gjenocidi e shkombëtarizuese. (K.Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nacertanie


[cite]