NBËRMARRJA INDUSTRIALE SOCIALISTE


NBËRMARRJA INDUSTRIALE SOCIALISTE
✤ Njësia bazë e industrisë ku, në përputhje me detyrat e planit të shtetit, kryhet procesi i prodhimit të produkteve dhe zhvillohet veprimtaria ekonomike-financiare.

Shteti socialist vë në përdorim të kolektivit punonjës të N.I.S. makineri, ndërtesa, pajisje, si dhe burime të tjera materiale e financiare, që janë ahe mbeten pronë e tij. Në N.I.S. vihen në jetë parimet e drejtimit të ekonomisë socialiste dhe politika ekonomike e Partisë, nga e cila udhëhiqet tërë veprimtaria teknike, ekonomike e prodhuese e saj. N.I.S. është person juridik; ajo hyn në fnarrëdhënie kontraktore me ndërmarrje të tjera mbi bazën e planit unik e të përgjithshëm të shtetit, hyn në marrëdhënie financiare me Bankën e Shtetit ahe përgjigjet para shtetit për plotësimin e detyrave të planit. N.I.S. është njësi teknike-prodhuese, administrative-ekonomike dhe e zhvillon veprimtarinë e vet sipas metodës së drejtimit ekonomik me llogari më vete. Për problemet e organizimit të ndërmarrjes socialiste ka dhënë ndihmesë me shkrimet e botimet e veta edhe Pleurat Xhuvani.

(P.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nbërmarrja Industriale Socialiste


[cite]