NDËRMARRJA E PRODHIMEVE ARTISTIKE MIGJENI TIRANË


NDËRMARRJA E PRODHIMEVE ARTISTIKE MIGJENI TIRANË
✤ Ndërmarrja më e madhe e vendit për prodhimin e sendeve artistike. U krijua më 1966 mbi bazën e koop.së parë të artizanatit për punime artistike dhe Byrosë teknike të artizanatit. Duke përtërirë e çuar më tej traditat e pasura kombëtare në këtë fushë,^ sipas porosisë së sh.Enver Hoxha që e _ vizitoi këtë mdërmarrje qysh në krijiinin e saj, janë shtuar vazhdimisht prodhimet artistike. Në fillxm u prodhuan sende e orendi prej druri, pjesërisht të punuara me pirografi, zbukurime dhe sende prej argjendi me filigran, tekstile të qendisura, si dhe llulla (shih). Më vonë u kalua në punime prej koeke e briri, prej qeramike, me rimeso të ngje.shur, në prodhimin e enëve prej bakri me zbukurime e të sixhadeve. Vitet e fundit u ngritën reparte të reja ku punohen sende prej drurit të ullirit dhe alabastrit. Pjesa më e madhe e prodhimeve eksportohen. Ndërmarrja ka edhe Ansamblin artistik amator «Migjeni».

(M.St.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja E Prodhimeve Artistike Migjeni Tiranë


[cite]