NDËRMARRJA E PRODHIMEVE FARMACEUTIKE


NDËRMARRJA E PRODHIMEVE FARMACEUTIKE
✤ (PROFARMA). Ndërmarrje e ind. farmaceutike e ngritur më 1957, mbi bazën e Laboratorit Farmaceutik (mars 1948). Prodhon rreth 850 artikuj farmaceutikë dhe 170 artikuj kozmetikë, kryesisht me lëndë të parë të vendit. Ndërmarrja ka edhe 2 laboratorë kontrolli e laboratorin e eksperimentimit. Prodhimet kryesore janë ampula për 150 artikuj të ndryshëm, tableta dhe drazhe të 250 preparateve farmaceutike të ndryshme, rreth 150 artikuj e preparate galenike si tinktura, ekstrakte të lëngëta e të thata, shurupe, pomada me antibiotikë e kortizonikë, pomada e tretësira për sy etj. Përgatit preparate neogalenike, përpunon bimët mjekësore dhe aromatizuese (shih), furnizon të gjitha farmacitë me preparate uniforme e të standartizuara sipas procedurave ‘ të miratuara zyrtarisht. Profarma përpunon lëndët e para me origjinë shtazore duke prodhuar fije të ndryshme për kirurgji, ekstrakt hepatik etj., bën distilimin, .rektifikimin dhe pastrimin kimik të disa lëndëve :të ind. kimike për t’u përdorur në farmaceutikë, prodhon edhe materiale mjekimi si bende, garzë, pambuk hidrofil, mëndafsh steril kirurgjikal etj. Një sektor i veçantë prodhon rreth 170 artikuj kozmetikë, si pasta për pastrimin e gojës e të dhëmbëve, locione të ndryshme të parfumuara, kremra, pudra, të kuq buzësh etj.

(N.Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja E Prodhimeve Farmaceutike


[cite]