NDËRMARRJA KIMIKE DUMSËS
✤ Ndërmarrje që prodhon e përpunon një numër të madh produktesh kimike e disa reagentë për nevoja laboratorike, si edhe përgatit disa preparate antiparazitare e antikriptogamike për nevojat e bujqësisë. N.K.D. është ngritur më 1967, mbi bazën e fabrikave të mëparshme për prodhimin e oksigjenit nga lëngështimi i ajrit (1952) dhe të gazit sulfuror (1962). Me zgjerimin e vazhdueshëm të veprimtarisë së saj, ajo po kthehet në një qendër të rëndësishme të ind. kimike të vendit. (Xh.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërmarrja Kimike Dumsës
[cite]