NDËRMARRJET E NDËRTIMIT


NDËRMARRJET E NDËRTIMIT
✤ Ndërmarrje ekonomike që merren me ndërtimin, rikonstruksionin, montimin e pajisjeve etj. të ndërtimeve industriale, hidroenergjetike, hidroteknike, social-kulturore, banesave etj. N. e N. janë të organizuara në baza territoriale në të gjitha rrethet e vendit. Ka edhe N.N të specializuara si N. e N. të hidrocenfrSleve, N. e N. të linjave të tensionit të lartë, N. e N. të urave, N. e N. të rrugëve; N. e N. të hekurudhave, Ndërmarrja e Montimeve industriale si dhe N. e N. industriale. Në këto të fundit ka ndërmarrje që ngrihen për ndërtimin e veprave të mëdha si N. e N. të Kombinatit Metalurgjik «Çeliku i Partisë», N. e N. industriale në Laç etj. N. e N. kanë kantiere ndërtimi, prodhimi si dhe baza mekanike e të transportit, ato të specializuara kanë edhe kantiere pranë veprave jjë ndërtohen në gjithë territorin e vendit. N. e N. punojnë me projekte dhe preventiva që hartohen nga institutet e studimeve e projektimeve të ndërtimit sipas porosive që bëjnë investitorët e në përputhje me vendimet, udhëzimet dhe rregullat për ndërtimet në territorin e RPS të Shqipërisë. Sot N. e N. janë të pajisura me makineri e mjete për kryerjen e mekanizuar të punimeve të ndërtimit dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit e konstruksioneve metalike.

(J.ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrjet E Ndërtimit


[cite]