NDËRMARRJET E UJËRAVE DHE TË SISTEMIMEVE
✤ Ndërmarrje shtetërore në varësi të k.e. të këshillave popullorë të rretheve, që administrojnë dhe mirëmbajnë veprat e përmirësimit ujor, digat dhe ujëmbajtësit e mëdhenj për ujitje, staeionet e pompimit, kanalet kryesore me veprat e tyre të artit, pendët dhe veprat mbrojtëse të brigjeve të lumenjve, u japin ndihmë teknike ekonomive bujqësore dhe kontrollojnë mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve dhe të veprave të vogla të kullimit e të ujitjes që administrohen nga vetë ekonomitë. Drejtojnë shpërndarjen e planifikuar të ujit në rrjetin e veprave ujitëse dhe kontrollojnë shfrytëzimin e tij; hartojnë në bashkëpunim me ekonomitë bujqësore projektet e sistemimit dhe ato të drenimit të tokave bujqësore; bëjnë studime teknike-ekonomike dhe hartojnë projekte teknike për zgjerimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të kullimit, ujitjes dhe sistemimit të tokave etj.
(Z.Ra.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërmarrjet E Ujërave Dhe Të Sistemimeve
[cite]