NDËRTIMET ME ELEMENTE TË PARAPËRGATITURA


NDËRTIMET ME ELEMENTE TË PARAPËRGATITURA
✤ Ndërtime që bëhen duke bashkuar pjesë të mëdha të gatshme, të prodhuara në uzina ose në poligone të posaçme. N. me E. të P. kanë për qëllim kthimin e shesheve të ndërtimit në sheshe montimi duke industrializuar ndërtimet, për të shpejtuar ritmin e ndërtimeve dhe vënien në shfrytëzim të objekteve, për të rritur eilësinë, rendimentin e punës dhe efektivitetin e investimeve, si dhe për të pakësuar në mënyrë të ndjeshme fuqinë punëtore dhe lëndën e drurit, për të lehtësuar punën e punëtorëve. Janë zbatuar në Shqipëri vetëm pas Çlirimit dhe sot ka marrë zhvillim të vrullshëm industrializimi i ndërtimeve. Më 1984 kundrejt v.1971 përdorimi i elementeve të parapërgatitura në ndërtim u rrit afro 6 herë. N. me E. të P. të lehta dhe përmasa të mëdha kanë diktuar nevojën e standartizimit dhe të tipizimit të elementeve të parapërgatitura, për të cilat bëhen studime e kërkime në insitutet studimore projektuese të ndërtimit. Janë ngritur edhe mjaft qendra për prodhimin e elementeve të parapërgatitura prej betoni, betonarmeje, druri, metali etj., si Kombinati i materialeve të ndërtimit «Josif Pashko» (shih), uzinat për prodhimin e paneleve për apartamente, ndërmarrjet e ndryshme të materialeve të ndërtimit nëpër rrethe, ndërmarrja e montimeve industriale në Tiranë etj.

(K. Ne.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërtimet Me Elemente Të Parapërgatitura


[cite]