NDËRTIMET INDUSTRIALE


NDËRTIMET INDUSTRIALE
✤ Ndërtime objektesh në të cilat zhvillojnë veprimtari ndërmarrjet industriale. Para Çlirimit, në Shqipëri kishte pak N.I. Pas Çlirimit ato morën zhvillim në përpjesëtime të mëdha bashkë me përparimin e ind. socialiste. Gradualisht u kalua nga ndërtimi i fabrikave e uzinave të vogla të ind. së lehtë, ushqimore e asaj mekanike në ndërtimin e komplekseve të mëdha industriale për shumë degë, si të ind. mekanike, tekstileve, ushqimore, kimike, metalurgjike, për pasurimin e mineraleve të dobishme etj. Është rritur vazhdimisht shkalla e përaorimit të elementeve të parapërgatitura dhe e industrializimit të ndërtimeve. Në N.I. përdoren pjesë të gatshme e standarte, si trarë, kolona, mbplesa, kapriata, rnure etj., të cilat shpejtojnë ritmet e ndërtimeve. Është përdorur gjerë teknika e paranderjes së betonarmesë. N.I., ndërtohen me shtrirje horizontale, vertikale, me ndërtesa të veçuara dhe me ndërtesa në formë blloku. Prirja e sotme është për të ndërtuar N.I. në formë blloku dhe me zhvillim në lartësi. Me N.I. merren ndërmarrje të veçanta të specializuara në varësi të Ministrisë së Ndërtimit. Ndër N.I. më të rëndësishme janë: Kombinati metalurgjik «Çeliku i Partisë» në Elbasan; Uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh; Uzina e plehrave azotike «Gogo Nushi» në Fier; Kombinati i autotraktorëve «Enver Hoxhas në Tiranë etj.

(E.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërtimet Industriale


[cite]