NIKELI
✤ (Ni). Element kimik i grupit VIII të sistemit përiodik, me numër atomik 27 dhe peshë

atomike 58,65, dendësi 8.908, temp. shkrirjeje 1455°C, me pesë izotopë të qëndrueshëm. Është metal ferromagnetik me ngjyrë të bardhë argjendi, që farkëtohet dhe telëzohet mirë, lustrohet e shkëlqen, që përmirëson vetitë mekanike me uljen e temp., me qëndrueshmëri të lartë kimike, në temp. të zakonshme nuk oksidohet në ajër, nuk gërryhet edhe kur ngrohet. N. është mjaft i përhapur në koren e Tokës dhe është një nga elementet kryesore të meteoriteve. Përdoret për prodhimin e lidhjeve metalike me hekurin, kromin, bakrin etj. dhe të çeliqeve speciale, për prodhimin e akumulatorëve alkalinë, për mbulime mbrojtëse (nikelime) etj. Takohet kryesisht në xeherorë sulfurë të N. ose të N. e të bakrit si dhe në xeherorët oksidë të N. si xeherorë të hekur-nikelit dhe xeherorë të N. silikat. Në Shqipëri gjer tani janë zbuluar disa vendburime të rëndësishme xeherorësh të N. (xeherorësh të hekur-nikelit e të N. silikat). Më 1979 filloi përpunimi i tyre në uzinën 12 të kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë®, ku N. veçohet në formën e karbonatit bazik, i cili eksportohet. Me ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të uzinës së re të nikel-kobaltit në këtë kombinat, Shqipëria do të jetë një nga prodhueset e N. elektrolitik të cilësisë së lartë.

(H.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nikeli


[cite]