NIVICA HODO


NIVICA HODO
✤ (shek.XIX). Kapedan i fshatarësisë shqiptare. Lindi në fshatin Nivicë (Tepelenë). Në vitet 30 dhe 40 të shek.XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kryengritëse në Shqipërinë e Jugut kundër politikës centralizuese osmane. Ishte një nga udhëheqësit e kryengritjes së madhe fshatare të v.1847 dhe komandant i forcave kryengritëse në frontin e Delvinës dhe në Qafën e Peshkëpisë. Pas shtypjes së kryengritjes nga ushtria osmane, u internua në Stamboll, ku me sa duket edhe vdiq. Trimëria e tij është pasqyruar në epikën popullore «0 Hodo, Hodo Nivica,/i lartë sa Këndrevica,/ sa Këndrevica me borë,/ shesh për shesh mbaje taborë,/ ashtu si trimat luftojnë».

(L.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nivica Hodo


[cite]