NIVICA SALI


NIVICA SALI
✤ (1891-1928). Atdhetar, publicist demokrat, Mësues i Popullit. Lindi në fshatin Rexhin të Kurveleshit në një familje me tradita patriotike. Më 1909 mbaroi gjimnazin -xZosimea» të Janinës. Më 1909-1910 ishte mësues në Durrës. Mori pjesë në organizimin e kryengritjeve antiosmane në Jug të Shqipërisë më 1911-1912. Autoritetet turke e burgosën. Pas daljes nga burgu dha mësimin e gjuhës shqipe në «Robert Kolezh» të Stambollit ku studionin edhe mjaft studentë shqiptarë. U kthye në Shqipëri me Shpalljen e Pavarësisë dhe më 1914-1915 bashkëpunoi me Muço Qullin në gazetën Populli (shih) ku shkroi një varg artikujsh me frymë të thellë patriotike e demokratike antifeudale. Më 1916-1918 punoi në fushën e arsimit. Me themelimin në Shkodër në nëntor 1918 të Komitetit «Mbrojtja Kombëtare e Kosovës» (shih) u zgjodh një nga anëtarët e tij. Më 1919-1920 drejtoi gazetën «Populli» së cilës i dha përmbajtje antiimperialiste e revolucionare në mbrojtje të pavarësisë, të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar dhe të bashkimit kombëtar. Shkroi me pseudonime të ndryshme si Godo, Duda, Gjoni etj. U vra në Shkodër në prag të Kongresit të Lushnjës, më 10 janar, me nxitjen e pushtuesve italianë dhe të shovinistëve serbë.

(Y.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nivica Sali


[cite]