NJËSITË E MATJES


NJËSITË E MATJES
✤ Madhësi fizike ‘konkrete, të cilave u është dhënë një vlerë numerike e barabartë me njësinë dhe që shërbejnë për matje sasiore, për krahasime dhe Ilogaritje. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor në RPSSH nga v. 1970 sistem i detyrueshëm i njësive të matjes është «Sistemi Ndërkombëtar i Njësive» (SI), si dhe njësi të matjes me emërtim të veçantë. Nj. e M. ndahen në njësi bazë, njësi plotësuese e njësi të rrjedhura. Në njësitë bazë përfshihen Nj. e M. të 7 madhësive: gjatësisë, masës, kohës, intensitetit të rrymës elektrike, temperaturës termodinamike, sasisë së lëndës, intensitetit të dritës. Në njësitë plotësuese përfshihen Nj. e M. të këndit në plan dhe në hapësirë. Në njësitë e rrjedhura përfshihen ato njësi që mund të formohen nga njësitë bazë p.sh. Nj. e M. të sipërfaqes, vëllimit, shpejtësisë, nxitimit, prurjes vëllimore, masës vëllimore etj. Përdoren edhe njësitë e rrjedhura që kanë emra të veçantë si Nj. e M. të frekuencës, forcës, trysnisë, punës, energjisë, sasisë së nxehtësisë, fuqisë elektrike, potencialit elektrik, tensionit elektrik dhe forcës elektromotore, rezistencës elektrike etj. Përdoren eahe disa njësi jashtë sistemit SI si Nj. e M. të: kohës, masës, vëllimit, sipërfaqes etj. Të dhënat kryesore për këto Nj. të M. të sistemit. Për të formuar nënfisha e shumëfisha dhjetorë të Nj. të M. përdoren parashtesa të posaçme si mili për një të mijtën, centi për një të qindtën, deci për një të dhjetën ose deka për dhjetë, hekto për njëqind, kilo për një mijë, mega për një milion etj. Mbi matjet e përdorimin e Nj. të M. në RPSSH ushtrojnë kontroll Drejtoria e Kontrollit të Mjeteve Matëse (shih) pranë Këshillit të Ministrave dhe zyrat e kontrollit të mjeteve matëse pranë k. e. të këshillave popullorë të rretheve.

(A. She.-A. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Njësitë E Matjes


[cite]