AKSIONI I 24 KORRIKUT
✤ 1942. Aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës ANÇ. U organizua sipas vendimit të KQ të Përkohshëm të PKSH, i cili porosiste që nata e 24 korrikut të kthehej në një natë sulmi të përgjithshëm mbi armikun, të priteshin telat, shtyllat telefonike e telegrafike në çdo qark dhe të goditej armiku atje ku ai mund të dëmtohej më shumë. Në të Pas Konsultës I të Aktivit të PKSH (prill 1942) e sidomos pas Konferencës I NÇ (shtator 1942) lufta e armatosur e njësiteve guerile dhe e çetave partizane mori zgjerim më të madh, duke i shkaktuar pushtuesit të huaj dhe tradhtarëve të vendit humbje ië ndjeshme në njerëz e material iuftarak dhe duke krijuar kudo panik e pasiguri të plotë. Duke filluar nga shtatori i vitit 1942 e sidomos gjatë muajve të parë të v. 1943 çeiat partizane ndërmorën veprime luftarake, të ciiat çuan në çlirimin e qendrave të nënprefekturave si Çorovoda, Gusmari e Libohovagjitha qarqet u dërguan të deleguarit e KQ të PKSH për të organizuar aksionin. Komitetet qarkore, duke ruajtur fshehtësinë e vendimit, morën masa të kujdesshme e përcaktuan njësitet dhe rajonet ku do të zhvillohej aksioni. Natën e 24 korrikut rreth orës 24 në të gjithë Shqipërinë u paralizua krejt rrjeti telefonik.
Në aksion morën pjesë rreth 1500 veta, anëtarë fë njësiteve gueriie dhe të çetave partizane. Veprimet u bënë në grupe të vogla taktike, por bashkërendimi i tyre në kohë dha rezultate të shkallës strategjike. Për disa ditë u prish drejtimi strategjik i gjithë shtetit. Mijëra shtylla u rrëzuan përtokë, ndërsa qindra km tel u tërhoq në iheliësi të vendit larg rrugëve automobilistike. Aksioni i shkaktoi dëme të mëdha materiale armikut, por ai në radhë të parë pati rëndësi politike, ai luajti një rol të veçantë për bashkimin e popullit shqiptar rreth PKSH, rriti më tej autoritetin e saj si udhëheqëse e Luftës ANÇ dhe tronditi thellë jo vetëm regjimin kuisling dhe komandën e forcave pushtuese italiane në Shqipëri, por edhe atë të forcave të pushtimit në Greqi, që tashmë nuk i ndiente shpatullat të sigurta.
(M.Il.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Aksioni I 24 Korrikut